Gjendet i vdekur në banesë një person në Tiranë, dyshimet e para të policisë

17 Korrik 2024 | 12:55

Një 79-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Policia bën me dije se shtatsi N.A., 79-vjeç u gjet i pajetë në banesën e tij në rrugën “Tish Daija” në kryeqytet.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së të moshuarit.

“Rreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026