Gjendet i vdekur në konvikt një i ri në Gjirokastër
Është gjetur i vdekur një i ri pranë shkollës së mesme “Kryqi i nderuar” në Gjirokastër. 21-vjeçari Simon Sholla është gjetur këtë të enjte në ambientet e konviktit të shkollës private.
Sipas të dhënave i riu ka qenë ish-nxënës i shkollës i cili kishte ardhur për pushime dhe është akomoduar në konvikt.
Të parët që e kanë gjetur të riun e pajetë kanë qenë shokët e tij të dhomës, të cilët kanë kujtuar se flinte. Por kur kanë parë shenja pa jetë, kanë lajmëruar menjëherë autoritetet e shkollës private që gjendet pranë katedrales ortodokse “Lindja e Krishtit”.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia për të hetuar rrethanat e vdekjes së të riut, i cili studionte në shkollën e mesme private. Nga hulumtimet e para bëhet e ditur se pranë trupit të të riut janë gjetur preparate ilaçe çka dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:43 Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë
- 16:35 Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes
- 16:32 SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë
- 16:31 Babai dhe dy djemtë shpallen fajtorë për vrasjen e dyfishtë në Kurjan të Fierit
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit