Gjeneral Prenga: Negociatat po ecin përpara por disa kërkesa të Iranit janë të vështira për t’u realizuar

11 Prill 2026 | 19:17

I ftuar në emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gjenerali Ded Prenga komentoi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, si dhe ecurinë e bisedimeve për paqe mes SHBA-së dhe Iranit. Ai u ndal te dinamika e konfliktit dhe përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga aktorë rajonalë e ndërkombëtarë, duke vlerësuar se situata ka hyrë në një fazë më të avancuar negociatash.

Sipas tij, zhvillimet e ditëve të fundit, përfshirë armëpushimin e arritur dhe kalimin në fazën e dytë të negociatave, përbëjnë një hap të rëndësishëm, pavarësisht brishtësisë së marrëveshjeve dhe tensioneve ende të pranishme. Prenga theksoi rolin e ndërmjetësimit pakistanez dhe vuri në dukje se disa nga kërkesat e palëve mbeten të vështira për t’u realizuar, ndërsa të tjera mund të jenë të negociueshme.

“Kjo javë ka qenë një nga më të suksesshme që nga momenti kur ka filluar konflikti, me datën 28, pasi duke u gdhirë dita r mërkurë u arrit armëpushimi, pa çka se i brishtë dhe jo 100% siç ju e theksuat, por u arrit armëpushimi dhe sot pas tre ditësh janë ulur palët me ndërmjetësimin e kryeministrit pakistanez, dy delegacionet së pari të ndarë veçmas dhe tashmë në fazën e dytë të negociatave në një përballje me kritere do thosha relativisht të ashpra. Nganjëherë të shkon mendja kur dëgjon negociatë dhe ultimatum, tingëllojnë më shumë kërkesat si ultimatum sesa si negociatë. Po t’i referohemi katër pikave kryesore që ka paraqitur si të panegociueshme në fillim pala iraniane nëpërmjet kryetarit të delegacionit, kryetarit të parlamentit, do të thosha që dy prej tyre duken shumë të vështira, sepse shpërblimi i dëmeve të luftës është relativisht i pamundur. Dhe e dyta që ka të bëjë, bie fjala, me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit. Kurse pjesa tjetër, që janë pastaj pushimi i luftës në rajon që vjen besoj ditën e martë, janë lënë takimet e Izraelit me Libanin në Washington dhe detyrimisht që do të ketë një dritë jeshile, besoj, që ato do të ulen dhe ato negociata dhe do të paraqesin pikëpamjet e tyre në lidhje me Hezbollahun, sepse kjo është pjesa kryesore për çarmatosjen e tyre. Dhe pjesa tjetër e bllokimit të aseteve të Iranit, edhe kjo është e negociueshme dhe mund të realizohet, pa çka se disa media ndërkombëtare dhanë sikur u realizua. Kjo ndoshta ishte për të joshur, jo pa qëllim palët që të afroheshin më shumë me njëra-tjetrën”, tha Prenga.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve...
18:30 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026