Gjeneralët e Bosnjës letër NATO-s: Rusia po ndërhyn në Ballkan. Vuçiç sjell rrezik
Gjeneralët e Bosnjës dhe Hercegovinës i kanë dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, duke paralajmëruar për ndikimin e Rusisë në Ballkan.
Në letrën e ushtarakëve të lartë thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, po veprojnë si të dërguar të Federatës Ruse në Ballkan. Ushtarakët thonë se veprimet e liderëve serbë janë në përputhje me interesat ruse, që synojnë destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinën. Sipas tyre, interesat ruse kërkojnë një konflikti të ri në Ballkan që mund të jetë edhe me i ashpër se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës.
Gjeneralët i kërkojnë Sekretarit Rutte që mos përsërisë gabimet e BE dhe OKB, të cilët e nënvleftësuan në vitet ’90 Slobodan Milosheviçin dhe për pasojë e çuan rajonin në luftë.
Letra e gjeneralëve të Bosnjës i është dërguar sekretarit të NATO-s pak ditë para se ai të zhvillojë vizitën e tij të parë. Në 10 mars ai do të vizitojë Bosnjësn, ndërsa më 11 do të ndalet në Kosovës. Së bashku me sekretarin e NATO do të jenë dhe ambasadorët vendeve të aleancës në Këshillin e Atlantikun Verior.
Vizita e Sekretarit të NATO-s shihet si një mbështetje e aleancës ndaj vendet e Ballkanit Perendimor. Më herët Rutte ka deklaruar se siguria e këtij rajoni është në interesat kryesorë të aleancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit