Rusia dhe SHBA diskutuan në Stamboll rivendosjen e fluturimeve direkte
Janë zbardhur detaje të reja nga bisedimet mes diplomatëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara që u zhvilluan për rreth gjashtë orë të premten në Stamboll.
Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se një nga çështjet e diskutuara ishte rivendosja e lidhjeve të drejtpërdrejta ajrore mes dy vendeve, por nuk dha detaje mbi përgjigjen e palës amerikane. Megjithatë, lajmi pati një ndikim të menjëhershëm ekonomik, pasi aksionet e linjës ajrore ruse Aeroflot u rritën me 3.8% pas publikimit të deklaratës.
Lidhjet ajrore mes Rusisë dhe shumë vendeve perëndimore u ndërprenë në vitin 2022 si pjesë e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Nëse SHBA dhe Rusia arrijnë një marrëveshje për rifillimin e fluturimeve direkte, kjo do të ishte një nga rezultatet më të prekshme ekonomikisht të afrimit të mundshëm mes dy vendeve.
Në bisedimet e Stambollit, palët diskutuan gjithashtu për kapërcimin e mosmarëveshjeve në marrëdhëniet dypalëshe, të trashëguar nga administrata e mëparshme amerikane.
Një tjetër temë e ngritur nga Rusia ishte kthimi i gjashtë pronave të ambasadës ruse në SHBA, të konfiskuara mes viteve 2016 dhe 2018.
“U theksua veçanërisht nevoja për rezultate praktike që synojnë krijimin e kushteve për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe në interes të popujve të vendeve tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 12:21 Pse plani i ri i BE-së për mediat sociale është më i vështirë nga sa duket
- 12:15 Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin
- 11:59 13-vjeçarja Helena Byberi medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin për bojkot të seancave plenare
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre