Gjenerali Dannatt: Netanyahu beson se po e fiton luftën në Lindjen e Mesme
Kryeministri i Izraelit beson se po e fiton luftën në Lindjen e Mesme dhe po injoron thirrjet nga SHBA për të treguar përmbajtje, ka thënë ish-shefi i shtabit të përgjithshëm, gjenerali Richard Dannatt.
Sipas mediave të huaja, ai i tha Kay Burley se sulmet në Liban gjatë fundjavës, tregojnë se Benjamin Netanyahu mendon se mund të “vazhdojë” me konfliktin.
“Një pushtim tokësor po kërcënon gjithnjë e më shumë,” shtoi ai.
“Nëse izraelitët do ta bëjnë këtë do të varet nga gjykimi i tyre, nëse ata mendojnë se duhet ta bëjnë këtë ose nëse po arrijnë mjaftueshëm sukses”, tha më tej ai.
Ai tha se SHBA-ja i ka kërkuar Izraelit të tërhiqet, por nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar “në mënyrë efektive” zotin Netanyahu.
“Ajo është ende duke furnizuar armë dhe shumë gjëra që i duhen Izraelit,” tha Lord Dannatt.
“Nga njëra anë SHBA-të bëjnë thirrje për përmbajtje, por nga ana tjetër nuk po e ndalojnë efektivisht Netanyahun dhe ai beson se po e fiton këtë luftë”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin