Netanyahu thotë se Hezbollahut i janë shkaktuar goditje të paimagjinueshme

22 Shtator 2024 | 14:18

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh sulme të intensifikuara ndaj Libanit.

Në një deklaratë të publikuar nga zyra e tij, Netanyahu tha se nëse grupi militant “nuk e ka marrë mesazhin deri tani, premtonte se do ta marrë së shpejti”.

Ai ritheksoi se Izraeli është i vendosur të kthejë qytetarët e zhvendosur në veri, duke shtuar: “Asnjë vend nuk mund ta tolerojë zjarrin ndaj banorëve të tij, zjarrin ndaj qyteteve të tij. Dhe as shteti izraelit nuk do ta tolerojë. Ne do të bëjmë gjithçka të nevojshme për ta rikthyer sigurinë”.

Ministri i Mbrojtjes i Izrealit, Yoav Gallant, tha se masat kundër Hezbollahut do të vazhdojnë deri sa banorët e veriut të Izraelit të mund të kthehen në shtëpitë e tyre, duke shtuar se Izraeli “do të bëjë gjithçka të nevojshme për ta arritur këtë”.

Gallant ishte në një vizitë në qendrën e komandës dhe kontrollit të Forcave Ajrore izraelite kur tha se grupi militant libanez “ka filluar të ndjejë disa nga kapacitetet” e ushtrisë izraelite dhe se “ata ndjejnë se po ndiqen, dhe ne po shohim rezultatet”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026