“Gjermania jashtë BE-së”- Kërcënimi i lideres së AfD-së që alarmoi unionin

26 Janar 2024 | 14:25

“Nëse kërcënimet e kryetares së partisë gjermane të ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, Alice Videl, për daljen e Gjermanisë nga BE bëhen realitet,  atëherë BE-ja ka vdekur” është kjo ajo çfarë shkruajnë mediat.

Videl ka deklaruar se nëse partia e saj, e cila po rritet vazhdimisht në popullaritet, fiton zgjedhjet, ajo do të kërkojë një referendum për daljen nga Bashkimi Evropian. Ajo ende mendon se AfD nuk do të vijë në pushtet në Gjermani para vitit 2029, por këmbëngul se roli i ardhshëm i AfD-së në qeveri është i pashmangshëm.

Megjithatë, në Gjermani është në fuqi një marrëveshje që parandalon çdo formë koalicioni apo bashkëpunimi të AfD-së me partitë e tjera.

“Gjermania është zemra e Bashkimit Evropian, është e pamundur të imagjinohet BE-ja pa Gjermaninë. Unë mendoj se kjo është arsyeja pse partitë kryesore gjermane janë me përkushtim pro-evropiane dhe thjesht nuk debatojnë për nevojën për të qëndruar në komunitetin e kombeve evropiane”, shkruan portali kroat .

“Gjermanët, të cilët njihen si eurofile, janë gjithashtu fuqimisht në favor të idesë së BE-së”, sipas një sondazhi të kryer nga Konrad Adenauer, një institut i lidhur me partinë kryesore opozitare të qendrës së djathtë CDU. Në përgjigje të pyetjes hipotetike për daljen e mundshme të Gjermanisë nga BE-ja, nje tjetër analist thekson se skenari është joreal, por nëse kjo ndodh, BE-ja do ta kishte të vështirë të mbijetonte pa Gjermaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon

Një raport i Kombeve të Bashkuara të premten thekson se tregtia globale e drogave të paligjshme po lulëzon, me prodhimin e kokainës dhe konfiskimet e...
11:57 | 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

Policia në Mal të Zi ka arrestuar një shtetas iraniano-turk, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, për sulme të dyshuara kibernetike, të cilat autoritetet thonë...
11:53 | 26/06/2026

Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Një mjek saudit u dënua me burgim të përjetshëm të premten për vrasjen e gjashtë personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, duke përplasur një...
11:43 | 26/06/2026