Gjermania konfirmon: Mbështet zgjidhjen me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës

22 Shtator 2025 | 10:42

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadeful konfirmoi sot se qeveria gjermane ende mbështet një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez dhe theksoi se për Gjermaninë “njohja e shtetit palestinez vjen vetëm në fund të procesit”.

Wadeful kujtoi se procesi duhet të arrihet përmes negociatave dhe se nuk duhet të ketë asnjë politikë që mund të shkaktojë pengesa në atë drejtim.

“Rruga drejt marrëveshjes, kompromisit dhe negociatave mbetet e vështirë, por Gjermania e mbështet atë”, tha Wadeful, sipas “Spiegel”.

Ai theksoi se, dy vjet pas sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi ndaj Izraelit, ende nuk ka rrugëdalje nga konflikti.

“Rajoni tani ka nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, ndihmë shumë më të madhe humanitare për popullin e Gazës dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve”, tha ministri i jashtëm gjerman.

Ai e dënoi përsëri ofensivën aktuale të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë “rrugë krejtësisht të gabuar”. Wadeful paralajmëroi se çdo përpjekje për të aneksuar në mënyrë të paligjshme territoret e pushtuara dëmton më tej shanset për një zgjidhje të përhershme të konfliktit.

“Një zgjidhje e negociuar bazuar në modelin e dy shteteve është rruga që mund t’u mundësojë izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet”, theksoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar

Katër persona mbetën të bllokuar pasi një pallat katërkatësh u shemb sot në zonën e Petralona të Athinës, njoftoi brigada e zjarrfikësve. Sipas informacioneve të...
14:51 | 30/06/2026

BE-ja nis përgatitjet financiare për anëtarësimin e Malit të Zi

Komisioni Evropian miratoi një paketë financiare për Malin e Zi, me vlerë prej gati 3.2 miliardë eurosh. Së bashku me vendimin për nisjen e hartimit...
14:11 | 30/06/2026