Gjermania kritikon Hungarinë për bllokimin e ndihmës për Ukrainën
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka kritikuar Hungarinë për bllokimin e ndihmës shtesë ushtarake për Ukrainën, gjatë një takimi të ministrave të Mbrojtjes të bllokut evropian që u mbajt të martën në Bruksel.
Pritorius tha se ai ishte “i zhgënjyer apo i irrituar nga sjellja e miqve tanë hungarezë” për shkak të bllokimit të ndihmës.
Kjo lëvizje vjen pasi Ukraina përfshiu bankën më të madhe hungareze, OTP, në listën e mbështetësve të pushtimit të Rusisë, duke shkaktuar zemërim në Budapest.
Një zëdhënës i qeverisë hungareze tha të hënën se Hungaria do të refuzonte miratimin e çdo ndihme të re ushtarake deri kur banka OTP të hiqet nga lista.
Budapesti, në veçanti, po bllokon rritjen e Fondit Evropian të Paqes, një fond ndërqeveritar që rimburson shtetet e BE-së që ofrojnë ndihmë ushtarake për partnerët e bllokut.
Pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell tha se shpreson që “çdo pengesë të tejkalohet” në mënyrë që të miratohet ndihma për Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë