“Këtu do jemi, do flasim”, Nesturi-Balliut: E keni shansin për t’u ringritur, por…

23 Maj 2023 | 22:59

Diplomati Plator Nesturi i ftuar në “Now” në Euronews Albania tha se opozita pavarësisht se humbjes së thellë ka edhe një rast tjetër për t’u ringritur.

Sipas tij këtë gjë Partia Demokratike nuk mund ta bëjë duke ia vënë gjithë fajin Berishë, pasi ajo nuk po funksionon në gjithë strukturën e saj dhe nuk do mund të shkojë kështu në zgjedhjet e 2025, pasi në këtë rast do e humbiste edhe këtë shans të fundit për ringritje.

“Nëse ne themi që sado që në këto zgjedhje ju patët një humbje shumë të madhe, prap e keni shansin për t’u ringritur sepse e keni të drejtën se keni vota më tepër se të tjerët.

Çështja është a do jua japë populli më këtë të drejtë nëse ju nuk reformoheni. Me Berishën apo pa Berishën, kjo është çështja juaj. Ju e mbani te Berisha, por që nuk funksionon në gjithë strukturat e veta. Kështu nuk kanë për t’ua dhënë këtë shans në zgjedhjet e 2025. Këtu do jemi e do flasim”,-tha Plator Nesturi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026