Gjermania sfidon Macron: Nuk do ta kushtëzojmë liberalizimin e vizave për Kosovën

5 Shtator 2023 | 11:51

Gjermania nuk do të kushtëzojë liberalizimin e vizave për Kosovën, që duhet të hyjë në fuqi më 1 janar, shkruan portali Euraktiv, ku thuhet se në mes Francës dhe Gjermanisë për këtë çështje ka dallime të mendimeve.

Deklarata e presidenti francez Emmanuel Macron bëri zhurmë javën e kaluar kur tha se heqja e vizave për Kosovën mund të rishikohet nga Parisi dhe Berlini, nëse Prishtina nuk zgjidh tensionet aktuale në veri të Kosovës dhe në dialog me Beogradin.

Më herët kancelari gjerman Olaf Scholz i pyetur nëse kanë rënë dakord me Macron për një rishikim të mundshëm të sistemit të liberalizimit të vizave, ka thënë se Gjermania i përmbahet rregulloreve të BE-së të miratuara në prill të këtij viti, sipas të cilave qytetarët e Kosovës në të ardhmen do të përjashtohen nga regjimi i vizave për qëndrime më të shkurtra në zonën Shengen (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve).

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2024, çka do të thotë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të përjashtohen njëlloj nga regjimi i vizave për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen. Euraktiv tregon se përfshirja e Gjermanisë nga Macron në deklaratën e tij është bërë pa pëlqimin e Berlinit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026