Gjermania vendos mbrojtjen ajrore Arrow për t’iu kundërvënë kërcënimit raketor rus
Gjermania u bë të mërkurën kombi i parë evropian që vendosi sistemin e mbrojtjes ajrore Arrow, të ndërtuar për të kapur raketa balistike me rreze të mesme veprimi, të tilla si Oreshnik i Rusisë , ndërsa kërkon të kundërshtojë atë që e sheh si një kërcënim në rritje nga Moska.
Sistemi, i zhvilluar nga Israel Aerospace Industries (IAI) në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Mbrojtjes nga Raketat, përdoret si shtresa e sipërme e mbrojtjes raketore të Izraelit, së bashku me Kupolën e Hekurt, e cila eliminon kërcënimet me rreze të shkurtër veprimi.
Një numër vendesh kanë shprehur interes për blerjen e teknologjisë që kur sistemi Arrow ndihmoi në pengimin e sulmeve raketore iraniane ndaj Izraelit në prill dhe tetor 2024. Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius theksoi vlerën e sistemit për paralajmërimin e hershëm dhe mbrojtjen e popullsisë dhe infrastrukturës.
“Me këtë aftësi strategjike, e cila është unike midis partnerëve tanë evropianë, ne po sigurojmë rolin tonë udhëheqës në zemër të Evropës. Prandaj, ne jo vetëm që po mbrojmë veten, por edhe partnerët tanë. Në këtë mënyrë, ne po forcojmë shtyllën evropiane të NATO-s dhe po arrijmë një qëllim të NATO-s”, tha ai.
Gjermania synon të ketë një sistem, i cili është projektuar për të mbuluar të gjithë vendin dhe do të vendoset në tre zona, në pjesën veriore, jugore dhe qendrore të vendit, dhe do të jetë funksional deri në vitin 2030.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës