Salianji para takimit në Durrës: PD të kthehet te njerëzit, te kafet
Para nisjes së takimit me strukturat e Partisë Demokratike, deputeti Ervin Salianji theksoi rëndësinë që politikanët demokratë të jenë sa më pranë qytetarëve dhe të kontribuojnë në fuqizimin e partisë.
“Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve, por sidomos ata të PD, të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen,” u shpreh Salianji para takimit.
Ai shtoi se është i gatshëm të jetë pjesë e çdo diskutimi me demokratët, kudo ku kërkohet, për të kontribuar në procesin e reformimit të partisë.
“Unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD,” deklaroi ai.
Salianji “dhëmbë për dhëmbë” me Berishën/ “Takim ku më ftuan , lëvizje për ndryshim”
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nga Durrësi ka bërë thirrje që çdo demokrat t’i bashkohet lëvizjes për ndryshim, që ka si qëllim ripërtëritjen e PD dhe kthimin e saj në një alternativë. pic.twitter.com/kOTW8xhpnX— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) December 3, 2025
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme