Foltorja e Salianjit, zbulohet mesazhi i drejtuesve të Berishës ndaj demokratëve

3 Dhjetor 2025 | 18:21

Anëtarëve të PD, dega Durrës u ka mbërritur një mesazh ku theksohet se persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat, të cilët nuk kanë të bëjnë as me PD-në dhe as me agjendën e saj.

Në mesazh thuhet se PD ka në fokus betejën kundër korrupsionit të qeverisë dhe ka hyrë në një proces të analizës së brendshme. Në mesazh gjithashtu shtohet se anëtarët e PD-së distancohen nga këto takime te njoftuara. Mesazhi mban autorësinë e kryetarëve të degëve 1 dhe 2 në Durrës, Ard Muka dhe Osman Stafa.

“Persona te paautorizuar kane shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka te bëje as me Partine Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.

Ndërkohe jemi duke hyre ne procesin e brendshëm te analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve te Partisë. Ndaj ne, si anëtare te PD-se, distancohemi nga këto te ashtuquajtura takime te njoftuara për nesër, date 3 Dhjetor”, thuhet në mesazhin e dërguar.

Ky mesazh vjen pasi ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka njoftuar se këtë të mërkurë do të nisë në orën 18:00 foltoren nga qyteti i Durrësit për të diskutuar mbi situatën në PD dhe zgjedhjeve të majit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026