Gjesti i Ramës ndaj Kurtit, Bytyçi: Ishte planifikuar nga kreu i qeverisë shqiptare
Pedagogu Enver Bytyçi thotë se kryeministri Edi Rama e planifikoi gjestin ndaj homologut Albin Kurti në Berlin, ku i mbylli sytë me duar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bytyçi u shpreh se përderisa kjo skenë u filmua, tregon se Rama e kishte planifikuar këtë gjë.
“Zoti Rama është një nga mjeshtrit më të mëdhenj të improvizimeve të tilla. Duket se rasti ishte parashikuar, ishte planifikuar. Ai e bëri së pari, për t’u thënë disa njerëzve, që unë, ndryshe me Vjosa Osmanin, me Albin Kurtin kam një marrëdhënie më të mirë. E bëri me qëllim që të fusë një lloj konflikti mes Presidentes së Kosovës dhe kryeministrit të Kosovës.
Edhe me një qëllim tjetëre, që militantët e tij ta shohin zotin Rama, si një njeri në një pozicion, nga ku shikon të gjitha zhvillimet. Nga pikëpamja protokollare, nga pikëpamja e sjelljes diplomatike, ishte një turp”, theksoi ai.
Kryeministri Edi Rama u takua të Berlin me homologun e tij, Albin Kurti. Momenti i takimit ka shkaktuar të qeshura, pasi Rama i është afruar Kurtit dhe i ka mbyllur sytë më duar ku ka kërkuar që ta gjejë se kush ishte.
Në këtë moment Kurti nuk ka reaguar, por është ndihmuar nga një prej bashkëbiseduesve.
Rama dëgjohet t’i thotë Kurtit se duhet ta kishte gjetur vetë dhe jo me spiunë.
LEXONI GJITHASHTU
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset