Gjeti kobrën vdekjeprurëse në kabinën e avionit, piloti rrëfen momentin e panikut
Ishte një fluturim tjetër për pilotin e Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus deri në momentin kur ai vuri re një pasagjerë shtesë në aeroplanin e tij dhe kjo ndodhi kur ishte në lartësinë 11.000 metra në ajër.
Piloti ka treguar se fillimisht ndjeu diçka të ftohtë në shpinë dhe kishte men duar se ishte shishja e tij e ujit, deri sa u kthye dhe pa pas tij gjarprin kobra, i cili në atë moment ju fut poshtë sediljes.
Në këtë moment, piloti ka njoftuar më pas pasagjerët dhe pavarësisht se kishte frikë mos shkaktohej panik, u tha atyre të vërtetën rreth kobrës e më pas i lajmëroi se do të zbrisnin në tokë sa më shpejtë të mundeshin. Avioni bëri një ulje emergjente në qytetin Welkom.
“Për të qenë vërtet i sinqertë, është sikur truri im të mos e regjistronte atë që po ndodhte. Ishte një moment i tmerrshëm. E ndjeva këtë ndjesi të lezetshme, si një lloj zvarritjeje në këmishën time dhe mendova se mund të mos e kishte mbyllur shishen siç duhet dhe uji mund t’i kishte kulluar në këmishë.
Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikoja poshtë, pashë kobrën që po futej poshtë sediljes. Unë i informova pasagjerët; “Dëgjoni që gjarpri është brenda avionit, është poshtë ndenjëses time, kështu që le të përpiqemi të zbresim në tokë sa më shpejt që të mundemi”,-tha piloti Rudolph Erasmus
Një pickim nga një kobër Kepi është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta, kështu që duke mos dashur të shkaktojë panik, Erasmus tha se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre në bord se kishte një pasagjer shtesë të padëshiruar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë