Gjiknuri flet pas daljes nga SPAK: Dhashë shpjegime për një nga vjedhjet më të mëdha

10 Shkurt 2023 | 10:08

Sekretari i Përgjithshë i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka dhënë një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme anti Korrupsion.

Gjiknuri tha se ishte thirrur këtë të premte në SPAK, për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas deputeti të PS-së ai dha shpjegime përpara organit të akuzës për atë që e cilësoi një nga vjedhjet më të mëdha, pasi punimet për rrugën nisën me një vlerë 240 mln euro dhe përfunduan me një shifër prej 400 mln euro.

“Dhashë shpjegime për një nga abuzimet më të mëdha, nisën punimet me një vlerë 240 mln euro por përfundoi me mbi 400 mln euro”, tha Gjiknuri në dalje të SPAK.

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH.

Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017. Ai po jep sot sërish shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin e ARRSH-së Dashamir Xhika dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të cilët morën pafajësi në gjykatën penale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026