Gjinekologu: Kemi pasur fëmijë me gishta tepër ose gishta të ngjitur
Gjinekologu Blerti Çami komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania rastin e një fëmije në Indi që ka lindur me 26 gishta në duar dhe këmbë.
Ai tha se në Shqipëri ka ndodhur të lindin fëmijë me gishta tepër, të ngjitur apo të ndarë në dysh. Por sa e pranojnë prindërit shqiptarë këtë anomali?
“Prindërit kërkojnë llogari sepse nuk e kuptojnë këtë gjë. Në atë moment ndihen keq dhe duan të gjejnë një fajtor. Është jashtëzakonisht e vështirë dhe për një mjek. T’i numërosh gishtat mund të jetë diçka shumë e lehtë kur fëmija ka dorën e hapur, por mund të jetë shumë e vështirë kur e ka dorën grusht dhe varet si të qëllon në momentin e ekzaminimit. Anomali gishtash kemi parë. Kryesisht na ka ndodhur të shohim një gisht më shumë, ose një gisht të ndarë në dy, ose na ka rastisur të shohim gishta të bashkuar me njëri-tjetrin. Kryesisht shihen në lindje, por ka rastisur dhe e kemi parë dhe në ekografi,” – u shpreh Çami.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve