Gjirokastër, 600 fëmijë në kampionatet rajonale të futbollit nga U-9 deri në U-19

31 Maj 2026 | 12:25

600 fëmijë dhe të rinj janë përfshirë në kampionatin e moshave në futboll organizuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër. Fëmijët nga Qarku Gjirokastër si dhe Saranda dhe Delvina i përkasin ekipeve sportive nga U-9 deri në U-19. Futbollistët e rinj janë pjesë e ekipeve zinxhirë dhe stërviten rregullisht në këto skuadra.

“Ne jemi munduar që nëpërmjet këtyre  kampionateve rajonale të shoqatës të kemi sa më shumë pjesëmarrje si fillim, si masivitet dhe pastaj duke u rritur, duke kaluar nga mosha në moshë i afrohen sa më shumë ekipit të parë, duke iu afruar futbollit të vërtetë atij profesionist, interesi ka qenë në rritje sidomos me zhvillimin e dy fushave të reja, numri i futbollistëve të rinj ka ardhur duke u shtuar”, thotë Petraq Meçi, specialist i futbollit.

Aktivitete të tilla evidentojnë talentet e reja në futboll ndërsa i afrojnë fëmijët dhe të rinjtë me sportin duke i larguar nga keqpërdorimi i teknologjisë dhe celularit.

“Është një kënaqësi e veçantë që dalim kampionë me këtë grupmoshë, është puna e gjithë vitit, sakrifica e fëmijëve, gjithë mundi në stërvitje, në fillim mësojmë të edukojmë fëmijët pastaj kalojmë tek sporti dhe i ndihmon prindërit t’i heqin nga telefoni”, shprehet Muharem Malaj, trajner.

“Unë kam dy vjet në akademinë e Luftëtarit, këtu jam rritur dhe jam golashënues i kampionatit, sporti të jep muskuj dhe është një aktivitet fizik”, thotë një nga protagonistët.

“Unë kam 4 vite që merrem me sport, futbolli është shumë i bukur, kam kaluar shumë lojëra të bukura, dhe kemi humbur dhe kemi fituar, vij tre herë në javë këtu”, shprehet një tjetër.

Në Gjirokastër po vjen në rritje interesimi i fëmijëve dhe të rinjve për tu ushtruar ne sporte të ndryshme si futbolli, basketbolli, volejbolli etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026