Gjirokastër, arrestohen 3 shtetas të shpallur në kërkim

4 Prill 2024 | 14:42

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 3 shtetas të shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në kuadër të operacionit policor “Sundimi i ligjit”, u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:  si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec është lokalizuar dhe kapur shtetasi B. R., 38 vjeç, banues në Lazarat, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 14.10.2019, Gjykata e Gjirokastrës e ka dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;

-si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është lokalizuar dhe kapur shtetasi A. R., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Delta”, i zhvilluar më datë 28.03.2024; si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj është lokalizuar dhe kapur shtetasi Xh. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Krahës, Tepelenë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Furnitori”, i zhvilluar më datë 08.03.2024”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mungesa e vrojtuesve ngre shqetësime për sigurinë në plazhet e Vlorës

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë ka rritur shqetësimin e pushuesve,...
17:48 | 01/07/2026

Temperaturat e larta, Gjykata e Tiranës redukton orarin e sporteleve

Temperaturat e larta në vendin tonë, të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë sjellë ndryshime në funksionimin e disa...
17:48 | 01/07/2026

Shtohen rastet e infarkteve tek moshat e reja, mjeku: Janë disa shkaqe

Infarkti i miokardit nuk po kursen as të rinjtë. Mjekët kardiolog thonë se vitet e fundit, ato po hasen gjithmonë e më shpesh edhe tek...
17:42 | 01/07/2026