Gjirokastër/ Arsimi profesional, në rritje interesi nga të rinjtë
Në prag të nisjes së vitit të ri mësimor në Shkollën e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër konstatohet një interesim në rritje nga të rinjtë për të vazhduar degët mësimore të saj. Me një traditë rreth 60-vjeçare në këtë shkollë të rinjtë vazhdojnë studimet e mesme për disa degë profesionale si shërbime mjete transporti,teknologji informacioni dhe komunikimi, etj.
“Nga regjistrimet e realizuara deri tani në shkollën profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër është vënë re që ka regjistrime në pesë drejtimet kryesore që janë pjesë e ofertës së kësaj shkolle, dhe kemi regjistrime në degën shërbime mjete transporti, në drejtimin mësimor teknologji informacioni dhe komunikimi, termohidraulik dhe gjithashtu kemi regjistrime në një numër më të pakët në drejtimin mësimor hoteleri turizëm dhe elektroteknik.”-tha Renata Puleri drejtoreshw e shkollws.
Në këtë shkollë është çelur dega e re e hoteleri-turizmit, e cila përgatit specialistët e rinj në këtë sektor jetik për ekonominë lokale.
“Drejtimi mësimor hoteleri turizëm do ti shërbejë drejpërsëdrejti punëtorëve të kualifikuar që do të veprojnë nesër në këtë industri sepse tashmë e dimë shumë mirë që një pjesë e mirë e familjeve në rrethin e Gjirokastrës jetojnë me turizëm” – tha Renata Puleri drejtoreshw e shkollws.
Tashmë arsimi profesional cilësohet një mundësi e mirë për kualifikimin e të rinjve në tregun e punës si dhe punësimin e tyre.
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht