Gjirokastër, artizania që risjell kostumet popullore të figurave historike

1 Qershor 2025 | 14:53

Në qendrën e artizanatit në Pazarin e gurtë të Gjirokastrës, artizania Buqe Muka realizon veshjet popullore të prezantuara në shekuj nga figura dhe emra të njohur të historisë.

Me gjilpërën e qëndistares ajo ka punuar kostumin popullor të veshur nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri por edhe figura të tjera të historike.

“E kemi filluar me veshjen e shkrimtarit Naim Frashëri  që ka jetuar në shekullin  e 19-të, I cili ka realizuar një fotografi  me veshjen tradicionale  të Jugut,  në atë periudhë  rilindasit  patën një dëshirë  për ta risjellë në vëmendje veshjen tradicionale  sepse po humbiste nën ndikimin otoman  dhe një ndër to ishte  Naim Frashëri nga figurat patriotike, na është dashur të punojmë veshjen e Lord Bajorinit dhe Ali Pashës”, thotë artizania.

Jashtë kujdesit të artizanes gjirokastrite nuk kanë ngelur kostumet popullore të jugut.

“Kemi kaluar  me veshjen e Laver Bariut,  edhe kjo sërish si një kërkesë nga ana e të interesuarve  për një veshje tradicionale përmetare dhe kemi gjetur fotografitë  e vjetra të Laverit  nëpër festival të ndryshme, e kemi marrë si pikë referimi  dhe e kemi sjellë në vëmendje”, shprehet ajo.

Puna e kësaj qëndistareje ka tërhequr vëmendjen e turistëve si dhe koleksionistëve të ndryshëm duke mundësuar ruajtjen dhe promovimin e vlerave të traditës

Kostumet popullore të krahinave të ndryshme të vendit spikasin me finesën e realizimit duke prezantuar më së miri historinë dhe kulturën shqiptare

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026