Gjirokastër, “Takimi i Polifonisë” transmeton tek të rinjtë vlerat e folkut
Gjirokastra mirëpriti edicionin e 9-të të ‘Takimit të Polifonisë’, aktivitet i cili transmeton vlerat e folkut tek të rinjtë.
“Edukimi i brezit të ri me këngët isopolifonike dhe vallet tradicionale gjirokastrite” ishte mesazhi i këtij eventi duke nxitur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore. Nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” Roland Çenko “Takimi i polifonisë” përçon tek brezat e rinj vlerat e folklorit.
“Jam shumë krenar për këta fëmijë sepse janë të gjithë që e duan dhe ju jepet rasti vetëm një herë dhe që kështu unë kam punuar për bukuri me ta dhe jam shumë i kënaqur”, thotë Çenko.
Organizime të tilla vijnë si nisma për të promovuar interpretuesit e rinj të folklorit shqiptar dhe për të nxitur ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.
“Ne jemi ndarë në dy grupe grupi i të rinjve dhe grupi i të vegjëlve, tek grupi i të rinjve marrin pjesë rreth 23 persona dhe tek të vegjlit janë 30 ose 35 veta”, shprehet një vajzë.
“Unë mendoj se bëj gjënë e duhur dhe e shikoj që kanë interes të madh fëmijët dhe kjo është gjithçka që unë mund të bëj dhe kënaqem dhe shkoj pa problem sepse gjithmonë më presin me kënaqësi dhe kanë dëshirën e madhe dhe duan të tjerë që të mësojnë varet sesa njohuri kanë megjithatë po ecën mirë”, shprehet Çenko.
Kënga polifonike vlerë e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s tërheq gjithmonë e më shumë të rinjtë duke mundësuar transmetimin e saj në breza.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë