Zjarrfikësit marrin masa shtesë për zjarret e verës në Gjirokastër
Shërbimi për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër ka nisur zbatimin e masave për parandalimin dhe ndërhyrjen në kohë në situatat e zjarreve të verës. Specialistët zjarrfikës po zhvillojnë takime sensibilizuese me pjesëmarrjen e pushtetit vendor, blegtorëve dhe komunitetit.
Përgjatë tyre apelohet për parandalimin dhe evitimin në kohë të zjarreve të verës në pyje-kullota dhe mospërsëritjen e situatave të rënda të vitit të kaluar.
“Vjet patëm një problematikë në njësinë administrative Cepo por edhe në njësitë e tjera ku zjarret ishin masive dhe u angazhuan përveç forcave zjarrfikëse, forcat vullnetare dhe ushtria që na erdhi në ndihmë, për këtë arsye kemi filluar takimet në të gjitha njësitë administrative për sensibilizimin e të gjithë qytetarëve dhe kryesisht të blegtorëve që për ne janë një shqetësim për shkak se zjarret e vendosura në kullota kryesisht janë të blegtorëve dhe janë zjarre të qëllimshme” ,tha Gramoz llapi, drejtues i shërbimit zjarrfikës.
Nëpërmjet zbatimit të masave shtesë synohet evitimi i situatave të rënda si ato të verës së vitit të kaluar kur flakët e zjarreve rrezikuan fshatrat dhe jetën e banorëve në zonën e Gjirokastrës.
“Kemi bërë një plan masash ku do të ketë një pjesë të Shërbimit Zjarrfikës që do të merren me kontratat e përkohshme, të cilët do të jenë në terren, do të jenë sinjalizues por do të marrin pjesë edhe në shuarjen e zjarrit do të trajnohen nga ana jonë po kështu kemi edhe shërbimin vullnetar”,-tha drejtuesi i shërbimit zjarrfikës
Në bashkëpunim me strukturat ligjzbatuese do të ketë zero tolerancë për zjarret e qëllimshme në pyje-kullota ndërsa autorët e tyre do të përballen me ndëshkime të ashpra ligjore.
“Me Policinë e Shtetit kemi një bashkëpunim shumë të mirë gjë të cilën ja bëmë të qartë edhe sot blegtorëve dhe kryetarëve të fshatrave që në rast zjarri me Policinë e Shtetit kemi një akt marrëveshje që do të na mbështesin në çdo vepër penale që do të ketë për zjarrvënie të qëllimshme”.
Gatishmëria e Shërbimit Zjarrfikës do të shtrihet gjatë gjithë sezonit të verës, për të shmangur situatat e rrezikshme që krijojnë zjarret për jetën dhe pronën e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë