Gjirokastër, Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkës
Besimtarë të shumtë në Gjirokastër morën pjesë në shërbesën fetare të Ngjalljes së Krishtit, mesnatën e së shtunës në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Ceremonia religjioze u drejtua nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanaili. Besimtarët ndezën qirinj si dhe shpërndanë dritën e shenjtë, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe besimi.
“Për të gjithë besimtarët ortodoksë sot është një festë shumë e rëndësishme, sot është festa e ringjalljes, e shpresës, e dashurisë. Ne erdhëm këtu sot për të marrë dritën dhe unë uroj të ketë dritë në çdo familje gjithmonë, gëzuar Pashkët dhe Krishti u ngjall!”, u shpreh një grua.
Pashka mbetet një nga festat më të rëndësishme për besimtarët ortodoksë, duke sjellë mesazhe shprese dhe ripërtëritje shpirtërore.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës