Gjirokastër| Fermerët e lajthisë kërkojnë mbështetje nga shteti: S’ka fuqi punëtore
Në këtë sezon fermerët që kultivojnë sipërfaqet e mbjella me lajthi në zonën e Gjirokastrës përballen me veshtirësi për sigurimin e fuqisë punëtore dhe gjetjen e tregut.
Mihal Nasi, një prej kultivuesve shprehet se megjithëse prodhimi është i mbarë lajthia u dëmtua nga temperaturat tejet të larta të stinës së verës.
“Kam mbjellë rreth 8 mijë metër katror sipërfaqe, janë rreth 1 200 rrënjë jemi në përfundim të procesit të vjeljes dhe njëkohësisht edhe bëjmë pastrimin e tyre për të bërë magazinimin. Prodhimi ka qenë i mirë por jo në masën që mendonim dhe shpresonim për arsye sepse temperatura ajrore ishte e tillë që i përcëlloi pavarësisht se ne ja kemi bërë të tëra llojet e shërbimeve,” –shprehet Nasi.
Aktualisht fermrët janë në përfundim të procesit të vjeljes ndërsa po punojnë për pastrimin dhe bërjen gati për tregëtim të prodhimit.
Kultivuesit e lajthisë shprehen se përballen me vështirësi përsa i përket sigurimit të fuqisë punëtore.
“Çdo punë ka vështirësitë e saj dhe kjo do krasitjen, vaditjen, plehërimin, do spërkatjet, ka shumë procese pune, marr punëtorë por sa vete edhe bëhet më e vështirë për punëtorë,” –thotë Nasi.
Fermerët kërkojnë mbështetjen nga shteti për ngritjen e pikave për grumbullimin e lajthisë në mënyrë që çmimi i tregëtimit të saj të jetë i përshtatashëm për të përballuar kostot e kultivimit të sipërfaqeve bujqësore me lajthi.
Përgjatë viteve të fundit ka ardhur në rritje interesimi i fërmerëve për kultivimin e arrorëve dhe lajthisë në zonën e Gjirokastrës por mbështetja nga shteti do të mundësontë ndihmesën për agropërpunuesit dhe nxitjen e prodhimit bujqësor vendas.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar