Rriten rastet e dhunës ndaj grave, 27 raste të reja në pak muaj në Gjirokastër
Fenomeni i dhunës ndaj grave vijon të jetë në rritje në vendin tonë.
Këtë e dëshmojnë edhe shifrat e larta që raporton qendrat e trajtimit të rasteve të dhunës në Gjirokastër.
27 raste të grave të dhunuara janë regjistruar që nga fillimi i këtij viti në Gjirokastër.
“Qendra e trajtimit të rasteve të dhunës në familje në Bashkinë Gjirokastër, që prej fillimit të vitit 2024 dhe deri tani është duke trajtuar rreth 27 raste të cilat janë të referuara kryesiht nga Komisariati i Policisë,” –tha Ledian Tuke, përgjegjëse e qendrës.
-Cilat janë rastet më të shumta të dhunës?
“Rastet janë nga më të ndryshmet por kryesisht kryesojnë femrat e dhunata nga bashkëshortët, –u shpreh më tej ajo, -Akomodimi që bëhet në qendrën tonë për një afat rreth 72-orësh dhe më pas në varësi të rastit bëhet edhe menaxhimi , ofrojmë këshillim psikologjik falas, ndihmën juridike, kopshtet dhe çerdhet i kanë falas si edhe referimin tek zyrat e punës, dhe më pas bëhet edhe monitorimi edhe pasi ka mbaruar urdhri i mbrojtjes.”
Sensibilizimi i shoqërisë po çon në rritje të denoncimit të rasteve të dhunës në familje duke evituar pasojat e rënda që mund të kenë konfliktet midis bashkëshortëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar