Gjirokastër, Forcat e Armatosura 30 ndërhyrje për zhbllokimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet

25 Shkurt 2026 | 09:18

Në Qarkun e Gjirokastrës përgjatë këtij dimri strukturat e Forcave të Armatosura kanë realizuar 30 ndërhyrje në mbështetje të banorëve, në situatat e emergjencave civile të shkaktuara nga moti i keq. Pjesa më e madhe e ndërhyrjeve janë realizuar në Bashkinë Gjirokastër ku Batalioni i Xhenjos përgjatë muajve janar dhe shkurt ka punuar për largimin e inerteve dhe zhbllokimin e segmenteve rrugore në qytet dhe njësitë administrative.

Në rastin e rrugës së fshatit Zhulat efektivët e xhenjos kanë realizuar shpërthimin e kontrolluar me eksploziv për zhbllokimin e këtij segmenti dhe rifillimin e lëvizjes së automjeteve.

Efektivët e ushtrisë kanë qenë në mbështetje të strukturave të emergjencave civile me burime njerëzore dhe infrastrukturën teknike për zhbllokimin e rrugëve në fshatrat e zonës së Lunxhërisë, Odries, Antigonesë etj. Përgjatë këtyre ditëve Batalioni i Xhenjos po ndërhyn për rehabilitimin e rrugës që lidh zonën e Labovës me qendrën, e cila u dëmtua nga reshjet e dimrit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026