Gjirokastër| Mbahen homazhe në varrin e Ziver Veizit, i vrarë në 21 Janar

21 Janar 2025 | 14:42

Ziver Veizi ishte njëri nga 4 viktimat e ngjarjes tragjike të 21 janarit 2011. Sot, 14 pas vdekjes së tij, në fshatin Zenelaj të Gjirokastrës janë kryer homazhe nga familjarët miqtë dhe shokët e të ndjerit. Në ceremoni nuk munguan as përfaqësues të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, të cilët vendosën kurora me lule në vendin ku prehet Ziver Veizi.

Familjarët që ishin të pranishëm kërkuan nga SPAK që të zbardhë plotësisht ngjarjen duke ndëshkuar autorët dhe nxitësit e tyre.

“Ne nuk gjejmë qetësi përderisa drejtësia të vendoset në vend, ka 14 vite që ka ndodhur ajo vrasje tragjike ku të gjithë ekzekutorët dhe vrasësit e atij krimi shtetëror, e atij krimi makabër, nuk janë dënuar kështu që ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse kërkojmë nga organet kompetente, nga SPAKU të zbatojë vendimin e Gjykatës të Strasburgut, të zbatojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të vihet drejtësi sa më shpejt për katër viktimat e 21 janarit”, tha Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit.

Kujtojmë që 14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë një demonstratë të organizuar nga Partia Socialiste, mbetën të vrarë 4 protestues.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026