Gjirokastër| Rijetësimi i shtigjeve turistike, rikthen vizitorët në luginën e Drinos
Lugina e Drinos, në zonën e Gjirokastrës mbart vlera të shumta natyrore dhe monumente kulturore të cilat janë resurse të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Vizitorët vendas dhe të huaj preferojnë të kalojnë ditët e vjeshtës dhe kryesisht fundjavat në peizazhin piktoresk dhe pikat e trashëgimisë kulturore të luginës së Drinos.
“Eksperienca ishte shumë e bukur dhe unike sepse bënte kombinim të historisë, ishte organizuar shumë bukur sepse na tregoi një fytyrë të Gjirokastrës që unë nuk e kisha parë”,-tha vajza.
“Edhe pse Gjirokastra është një ndër destinacionet patjetër turistike nuk na kishte qëlluar që të vinim dhe të zbulonim këto thesare, jemi përpara portës së Manastirit të Dhuvjanti dhe ishte realisht një surprizë shumë e madhe jo vetëm për madhështinë arkitektonike por edhe për pjesën shpirtërore, për komunitetin që vazhdojnë ta mirëmbajnë”.
Rijetësimi i shtigjeve këmbësore që përshkojnë këtë luginë zgjeron hartën e vizitueshmërisë duke sjellë më shumë turistë. Promovimi i këtyre resurseve rrit interesimin për restaurimin e objekteve “Monument Kulture”.
“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme që mund edhe të ndihmojë dhe të japi një kohëzgjatje paketës turistike të Gjirokastrë, po në të njëjtën kohë të ndihmojë edhe komunitetin e zonës për të kuptuar rëndësinë që kanë monumentet që ndodhen në këtë zonë, por edhe për të krijuar disa mundësi ekonomike që mund të ketë më shumë interes, mund të ketë edhe më shumë bujtina që mund të hapen. Restorante pra të jetë një pikë e cila do të mund të bashkojë interesa të ndryshme dhe të vijë në ndihmë të komunitetit edhe për ta bërë këtë zonë kaq shumë interesante dhe të rëndësishme të historisë dhe të kulturës, traditës sonë më të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj”,-tha Elena Mamani, eksperte e turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
Gjatë këtij viti destinacionet turistike në Luginën e Drinos kanë pritur një numër në rritje vizitorësh duke shtuar kohëqëndrimin e tyre në zonën e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve