Gjirokastër| U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari

29 Qershor 2024 | 11:07

Një 43-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap duke transportuar 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 3 cëlularë dhe një shumë parash.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Gjirokastër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni 2”.

U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 2 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet 1 automjete, 3 celularë dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.

43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale sekuestrohen 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026

GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi. Ajo akuzohej nga SPAK...
10:54 | 01/07/2026

Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’

Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, një grup protestuesish janë mbledhur mëngjesin e sotëm përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, SPAK. Në...
10:41 | 01/07/2026