Gjirokastër, zjarri përfshin magazinën me materiale ndërtimi

18 Nëntor 2025 | 12:51

Orët e mesditës flakët e zjarrit përfshinë një magazinë me materiale ndërtimi në periferi të Gjirokastrës. Magazina ndodhej në vendin e quajtur Virua, 3 km në hyrje të qytetit.

Zjarri është shfaqur rreth orës 12.00 ndërsa flakët u përhapën furishëm në katin e dytë të godinës. Tymi i dendur krijoi panik tek qytetarët të cilët kërkuan ndërhyrjen e Shërbimit Zjarrfikës.

Në vendngjarje ndërhyri një mjet zjarrfikës si dhe u përdorën fikse me pluhur. Falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit izolimi i plotë i flakëve.

Nuk pati dëme në njerëz ndërsa në mjediset e brendshme të magazinës u regjistruan dëme materiale.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026