Gjirokastra e vizitorëve, 80% të kapaciteteve të prenotuara për sezonin e vjeshtës
Në këtë fillmshtatori Gjirokastra vazhdon të mirëpresë një numër të lartë turistësh ndërsa përgjatë këtij viti qyteti i gurtë është vizituar nga rreth 240 mijë turistë. Përfaqësuesit e biznesit lokal shprehen se pjesa më e madhe e turistëve udhëtojnë si familje apo individë. Turistët kryesisht të huaj në këtë periudhë preferojnë të vizitojnë monumentet e kulturës, vlerat natyrore dhe historike zonës së Gjirokastrës.
“Në qytet ndihet që ka lëvizje, ka numër të shtuar njerëzish, për hir të së vërtetës këtë vit diçka ka ndryshuar në turizëm d.m.th pjesa më e madhe janë individë ose grupe të vogla individuale d.m.th jo grupe siç ishim mësuar që të punonim jo se nuk ka pasur grupe po gjithsesi kjo pjesa individuale dhe që drejtohet më shumë nëpër këto shtëpitë e rregulluara, në guest-house ka pasur një nivel pak më të ulët nëpër hotele”, thotë Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë.
Trendi i lartë i vizitueshmërisë turistike pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës. Tashmë rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë të ezauruara për muajt shtator dhe tetor
“Gjirokastra është turizëm kulturor dhe muaji shtator-tetor janë muajt të turizmit kulturor në gjithë botën, rezervimet vijnë nga të gjitha vendet e botës, vjet një numër të madh kanë qenë turistët nga Franca, Spanja, Gjermanët, të cilët në këtë periudhë korrik-gusht nuk para preferojnë Gjirokastrën po kalojnë tani në shtator-tetor, në përgjithësi nga gjithë bota”, shprehet Hoxha.
Tashmë turizmi cilësohet si dega kryesore e ekonomisë për sigurimin e të ardhurave dhe çeljen e vendeve të punës në qarkun e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta