Gjirokastra mirëpret turistët e pranverës, preferojë objektet historike
Në këto ditë të para të muajit mars Gjirokastra dhe rrethinat po mirëpresin turistët e pranverës.
Vizitorët në qytetin e gurtë mbërrijnë nga vende te ndryshme të botës. Të preferuara për turistët janë vizitat në objektet historike dhe ndërtimore si Pazari karakteristik, kështjella e Argjiros, ndërsa interes regjistrojnë edhe vlerat natyrore dhe trashëgimia kulturore në zonat rurale.
“Unë po vizitoj për disa ditë Shqipërinë, është një vend i bukur, njerëzit janë mikpritës, vend shumë i veçantë, me një natyrë tërheqëse”, thotë një turist.
“Nuk kam shumë orë që kam ardhur megjithatë duket një qytet shumë I bukur, natyrisht që do të rikthehem sërish”, shprehet një tjetër.
Faktori lokal, aktivitetet e biznesit etj., janë optimistë për ecurinë e qëndrueshme të turizmit përgjatë këtij viti.
“Me ardhjen e pranverës shikojmë edhe një rritje të numrit të vizitorëve që është normale por për këtë vit mesa po konstatojmë edhe nga rezervimet që janë ende të pakta por që po vijnë në rritje kemi një rritje të cilësisë së turistëve që vijnë dhe kjo dallohet në aktivitete që frekuentojnë, kryejnë blerje më cilësore dhe më të mira dhe kjo besoj se ndodhet si shkak I rritjes së infrastrukturës akomoduese dhe shërbimeve”, thotë Eni Kaçi, ekspert i turizmit.
Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit cilësor dhe vizitueshmëria shtrihet gjatë gjithë vitit. Në vitin 2024 Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj duke e kthyer këtë sektor në promotorin e ekonomisë lokale.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës