“Gjithçka ndodhi në nëntë minuta”, fizikantja tregon detaje rreth sulmit në Austri
Kryeqyteti i Austrisë, Vjena, u trondit mbrëmjen e djeshme pasi nga një sulm me armë mbetën të vrarë katër persona, dhe mbi 20 të tjerë u plagosën. Kjo ngjarje e rëndë zgjoi në këmbë autoritetet vjeneze, por edhe vendet e tjera, të cilat njëzëri dënuan aktin e rëndë.
Fizkantja Eva Dyrnjaja tregoi për Euronews Albania situatën 24 orë pas sulmit në Austri. Ajo u shpreh se Policia ka vënë gjithçka nën kontroll, dhe se nga të gjitha videot që ka shqyrtuar, thuhet se i gjithë sulmi me armë ka zgjatur rreth nëntë minuta.
Duke iu referuar autoriteteve, znj. Dyrnjaja shprehet se qeveria austriake nuk e ka përmeduar fare fjalën “shqiptar”, referuar të riut Kujtim Fejzullahu me origjinë nga RMV, që sipas autoriteteve dyshohej se ishte ‘koka” e sulmit terrorist.
“Në orën 19:30 në edicionin e lajmeve u tha se u bë i ditur më në fund identiteti i vrasësit. Këtu për fat të mirë, qeveria austriake nuk ka përmendura fjalën “shqiptar” dhe origjinë shqiptare. Ai ishte një 20-vjeçar dhe ka lindur në Vjenë dhe mbante dy nënshtetësi, shtetësinë austriake dhe shtetësinë nga RMV. Kjo është e thënë zyrtarisht nga ministri i Brendshëm. Ai ishte i dënuar, i cili një vit më parë në lidhje me xhihadin synonte të shkonte në Siri.Policia thuhet se ka çdo gjë nën kontroll, dhe unë besoj se është kështu. Pasi Policia ka analizuar të dhënat dhe videot, mendohet se ai ishte i vetëm në aksion, Gjithçka ka ndodhur në nëntë minuta dhe më pas është ekzekutuar nga policia”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Euronews Albania në fshatin e origjinës së terroristit, banorët të tronditur për sulmin në Austri
Terroristi me origjinë shqiptare, ministri austriak: Kujtim Fejzullahu vjen nga RMV
Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare
Udhëheqësit shqiptarë mesazhe ngushëllimi Austrisë për sulmin terrorist
Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe disa të plagosur
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan