GJKKO cakton masë sigurie për ish-ministrin Beqaj

18 Nëntor 2023 | 12:51

GJKKO ka vendosur me kërkesë të SPAK, një masë sigurie ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Njësoj si ish-kryeministri Berisha, ndaj Beqajt është vendosur “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Ky vendim është ekzekutuar këtë të premte.

Ndërkohë, kujtojmë se ish-zv. ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë në burg për koncesionin e sterilizimit, po e njëjta çështje për të cilën akuzohet dhe Beqaj.

Historiku: 

Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin  për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvëndësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës.

Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë. Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit. SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026