Ilir Beqja refuzon mandatin, nuk dorëzon në KQZ formularin e dekriminalizimit
Edhe pse kishte mundësinë për t’u ulur sërish në karrigen e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, Ilir Beqja zgjodhi të refuzonte mandatin e ligjvënësit për të zëvendësuar Benet Becin në Shkodër, që la mandatin për të kandiduar për bashkinë e Shkodrës.
Këtë të mërkurë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli moszgjedhshmërinë, pasi Beqja nuk iu përgjigj thirrjes për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit brenda afatit.
Ilir Beqja ka qenë deputet i Partisë Socialiste deri në vitin 2021, kohë kur nuk arriti të rizgjidhej sërish deputet.
Më herët ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa aktualisht është në krye të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Mandatin e lënë nga Beqja pritet ta marrë Frrok Gjini, i cili është në listën vijuese të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër.
E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike në Shkodër, ku mandatin e Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës e kishte Bardh Spahia, por pas refuzimit të tij, mandati i shkon Lodovik Hasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë