GJKKO dënon me 32 vite burg 4 anëtarët e grupit të Jetmir Kastratit
GJKKO pas pretencës së SPAK, dha verdiktin për Klajdi Dervishin, alias Klajdi Pelinku apo Bruno Pavoti, me 8 vite burgim, sikurse e njëjta masë edhe për Arteid Musallari, Eltion Dani dhe Nikolin Noku, alias Nikolin Martini apo Nike/Nik Martini.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 32 vite në total, 4 anëtarët e grupit që drejtohej nga Jetmir Kastrati, nën akuzë për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.
Trafikun ndërkombëtar i drogës, arrinte deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.
Jetmir Kastrati është hetuar dhe dënuar më parë, kurse sot u dha verdikti për për Klajdi Dervishin, alias Klajdi Pelinku apo Bruno Pavoti, me 8 vite burgim, sikurse e njëjta masë edhe për Arteid Musallari, Eltion Dani dhe Nikolin Noku, alias Nikolin Martini apo Nike/Nik Martini.
Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar. Më herët SPAK i ka sekuestruar pasuritë mbi 2 mln euro organizatës dhe veçanërisht Jetmir Kastratit dhe kunatit të tij Astrit Beqiri (në emër të të cilit ishin regjistruar), ku binin në sy një pulari dhe disa biznese të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West