GJKKO dënon sërish me burg Jorgo Goron, zbardhet vendimi për dosjen e dytë

30 Korrik 2025 | 12:38

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të mërkurë vendimin për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Goro u dënua me 2 vite burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit e 4 muaj në burg. Gjykata i ka hequr të drejtën për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Gjithashtu, në këtë proces u dha dënimi me 1 vit e 6 muaj burg për Vasillaq Strakoshën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 1 vit heqje lirie, me pezullim në 2 vite shërbim prove dhe heqje të të drejtës për të mbajtur funksione publike për 5 vite.

Goro u dënua për shpërdorim detyre pasi, në kundërshtim me ligjin, i ka dhënë një sipërfaqe toke në zonën e Livadheve Arqile Bollanos, ish-kryebashkiakut në detyrë të Himarës.

Pak ditë më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi edhe vendimin për dosjen e parë ndaj Goros, duke e dënuar atë me 3 vite e 1 muaj burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar për dosjen e parë ishte 2 vite e 20 ditë burg.

Në atë dosje Goron u akuzua se ka lejuar, përmes dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë metra katrorë tokë shtetërore në fshatin Gjilekë në pronësi private, përfitues përfundimtar i së cilës ishte Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një apartamenti rreth 81 metra katrorë, që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula. Në shkallën e parë, apartamenti ishte urdhëruar t’i kthehej firmës.

Goro u shpall fajtor edhe për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026