GJKKO jep dënimin për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e dënuar me 2 vjet e 20 ditë burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Dënimi i dhënë nga GJKKO ishte 3 vite e 1 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai zbret në 2 vite e 20 ditë.
Gjykata vendosi gjithashtu konfiskimin e dy pronave të përfshira në këtë çështje, me një sipërfaqe totale prej 10 mijë metrash katrorë në zonën e Dhërmiut, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit.
Ndërkohë, apartamenti i sekuestruar si pjesë e hetimeve do t’i kthehet shtetasit Gentian Sula, sipas vendimit të gjykatës.
SPAK e ka akuzuar Jorgo Goron dhe dy ish-drejtorët e Bashkisë Himarë, Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, për përfshirje në dy raste të tjetërsimit të pronave në Dhërmi:
Në rastin e parë, prokuroria pretendon se Goro dhe vartësit e tij kanë dërguar në institucionet shtetërore dokumente të falsifikuara për një pronë prej 5,500 metrash katrorë, duke mundësuar regjistrimin e saj nga pronë shtetërore në pronësi private.
Në rastin e dytë, Goro dhe izh-zyrtarët loaklë dyshohet se kanë ndryshuar vendndodhjen e një prone bujqësore prej 5,000 metrash katrorë, duke e mbivendosur mbi një pasuri shtetërore dhe më pas e kanë shitur te investitorët. Pas kësaj, është lëshuar një leje ndërtimi për një kompleks turistik.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë