GJKKO jep vendimin për 2 grupe kriminale, mbështeteshin nga policë për kanabisin

Inceneratori i Fierit
1 Korrik 2024 | 18:43

GJKKO ka dhënë vendimin për dy grupe të strukturuara kriminale që merreshin me kultivimin e kanabisit në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për shtetasit: Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati.

Konkretisht GJKKO vendosi:

Bujar Sefa (Xaka) u dënua me 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet

Lavdërim (alias Lulzim) Alimani u dënua me 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet

Skënder Velja u dënuar me 13 vjet burg, gjykim të shkurtuar 8 vjet

Agron Asllanaj u dënua me 10 vjet burg, gjykim të shkurtuar 6

Armand Dervishi u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Saba Shehi u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Vait Taka u shpall i pafajshëm

Asim Pulaci u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Edison Xaka u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Ilir Xaka u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Xhemal Zogu u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Shkëlqim Ismaili u dënua me 10 vjet, do bëjë 6 vjet e 8 muaj

Ahmet Pulaci u dënua me 3 vjet burg, do bëjë 2 vjet

Të 13 këta persona akuzohen respektivisht për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grup i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë”, si dhe ”Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e SPAK rezulton se grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit.

Ata kanë pasur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit. Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026