GJKKO jep vendimin për dosjen e trafikut të armëve, dënohen 3 të pandehur

3 Qershor 2026 | 16:56

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli, të akuzuar për vepra të lidhura me trafikimin e armëve dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Seanca është zhvilluar me procedurë të gjykimit të shkurtuar.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj ka shpallur fajtor Adulla Hoxhajn për disa vepra penale, përfshirë “trafikim armësh në tentativë”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Fillimisht, Hoxhaj u dënua në total me 13 vite burg, por në zbatim të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij përfundimtar u ul në 8 vite e 8 muaj burgim.

Edhe Admir Tutaj dhe Bojken Turtulli u shpallën fajtorë për të njëjtat akuza kryesore dhe u dënuan përfundimisht me nga 8 vite burg secili.

Ndërkohë, Gjykata ka shpallur të pafajshëm të pandehurin Rifat Avdiaj për të gjitha akuzat, për shkak se sipas vendimit “nuk u provua që ai ka kryer veprat penale”.

Po ashtu, ndaj tij është urdhëruar heqja e masës së sigurisë dhe lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për çështje tjetër.

Në vendim parashikohet edhe konfiskimi i një sasie të konsiderueshme armësh, municionesh dhe pajisjesh të sekuestruara gjatë hetimit, përfshirë pistoleta, armë automatike, silenciatorë, dylbi optike, pajisje lazer dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu, disa telefona celularë, laptopë dhe sende personale janë lënë për vijim të hetimeve financiare apo janë kthyer pronarëve përkatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës. Të dy...
12:26 | 09/07/2026

Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet

Dështon konsensusi në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian për miratimin e një rezolute të përbashkët mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Përplasja mes përfaqësuesve...
11:42 | 09/07/2026

Rama publikon fotoalbumin me liderët e NATO-s, nga Erdogani, Meloni dhe biseda me Magyar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një seri fotografish nga Samiti i NATO-s i zhvilluar dje në Ankara, ku shfaqet në krah të disa prej figurave...
11:00 | 09/07/2026