GJKKO kalon për gjykim inceneratorin e Elbasanit, nuk pranohet gjykimi i shkurtuar

gjkko
21 Shkurt 2023 | 12:34

GJKKO ka pranuar kërkesën e Porkurorisë së Posaçme për kalimin për gjykim të dosjes së Inceneratorit të Elbasanit.

Vendimi në seancën paraprake erdhi në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani. Në seancën e mëparshme u dëgjuan të gjitha pretendimet e të pandehurve, ndërsa shumica prej tyre kërkuan bashkimin e dosjeve me atë të inceneratorit të Fierit, e cila u rrëzua nga togat e zeza.

Ndërkohë të pandehur për këtë dosje, për të cilët Prokuria e Posaçme kërkon kalimin për gjykim të çështjes, janë:

1- Lefter Koka

2-Alqi Bllako

3-Mirel Mërtiri

4-Klodian Zoto

5-Stela Gugallja

6-Pëllumb Abeshi

7-Etleva Kondi

8-Jonida Zeqo

9-Bardhyl Çabiri

10-Serafin Papa

Gjykata e Posaçme nuk dha vendim për asnjë kërkesë të të pandehurve, përfshirë edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të shumicës prej tyre apo për gjykim të zakonshëm nga Etleva Kondi, ish anëtare e komisionit të vlerësimit të ofertave.

Një vendim i tillë pritet të merret në gjyqin e themelit. Gjithë të tjerët, përveç Kondit, pavarësisht se kanë mohuar akuzat, kërkonin gjykim të shkurtuar.

Në këtë rast gjykata ndodhej para dilemës ligjore, pasi nuk mund të pranonte gjykimin e shkurtuar për shumicën nëse nuk e ndanin çështjen e Kondit, gjë e cila edhe në këtë rast do të përbënte precedent, pasi i hap rrugë ish-zyrtares ta vijojë procesin në Gjykatën e Tiranës dhe jo në GJKKO, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë mundësia tjetër ishte rrëzimi i kërkesës për 9 të pandehur për gjykim të shkurtuar, duke i çuar në gjykim të zakonshëm bashkë me Kondin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026