Gjyqtarja e Elbasanit e akuzuar për korrupsion e cilëson të padrejtë hetimin e SPAK
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.
Gjyqtarja ankimoi në Apelin e GJKKO. E pyetur lidhur me procesin që ka nisur ndaj saj nga SPAK me dyshimet për korrupsion, gjyqtarja e cilësoi të padrejtë.
Vyshka akuzohet nga Struktura e Posaçme (SPAK) për korrupsion, pasi dyshohet se ka negociuar me familjarë të një të arrestuari për t’i lehtësuar pozitën penale.
Sipas hetimeve të nisura në vitin 2021, gjyqtarja ka kërkuar fillimisht 2 milionë leke, por më pas e ka rritur kërkesën në 4 milionë.
Në gjykatë këtë diel u paraqitën edhe Xhulio Hyska personi që do t’i lehtësohej masa e dënimit dhe familjarët e tij.
Xhulio Hyska sipas prokurorisë është personi që pagoi paratë me anë të familjarëve të tij . Ai akuzohej për plagosje ndërsa hetimi për këtë rast nisi pas disa përgjimeve të kryera për një rast të dyshuar korrupsioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)
“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij