GJKKO lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit, dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania për 2 trafikantë

1 Tetor 2020 | 07:51

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Seanca e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë u shty, për shkak se i akuzuari kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.

Ish-zyrtari i lartë i policisë akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion. Ai dyshohet se dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania të një grupi trafikantësh.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se pas seancës që zgjati vetëm 30 minuta, avokati i Artan Shkëmbit tha se prokuroria nuk paraqiti qoftë edhe një provë të vetme për të mbështetur akuzat ndaj Shkëmbit.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë bisedën e supozuar të Shkëmbit në një platformë  “cryptochat”, përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane. Këto të fundit kishin kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.

Ai tha se z. Shkëmbi ka një karrierë të gjatë në polici, ku ka drejtuar më shumë se 170 operacione antidrogë.

 

Lexoni gjithashtu:

Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti

Pezullimi i zv. drejtorit të OFL-së, PD: Rama mbron në heshtje kriminelët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026