GJKKO liron nga burgu Xhelal Rrajën, zbulohet arsyeja

4 Shkurt 2026 | 16:14

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Xhelal Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë duke e liruar nga burgu për ta lënë në arrest shtëpie.

Xhelal Rraja do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore. Atij i ndalohet komunikimi me persona të tjerë përveç atyre me të cilët ndan banesën, thuhet në vendimin e GJKKO.

Burime bëjmë me dije se zbutja e masës së sigurisë për Rrajën është bërë për arsye shëndetësore, pasi është operuar nga zemra.

Mësohet se SPAK nuk ka qenë dakord për lirimin e Rrajës nga masa e arrestit me burg.

Xhelal Rraja u arrestua në korrik të viti 2024, i shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Kush është Xhelal Rraja

Xhelal Rraja është vëllai i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ai përmendet në përgjimet e dosjes Metamorfoza si përdorues i një telefoni SKY me pseudonimin H2. Sipas SPAK, Rraja ishte pjesë e grupeve kriminale të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish-deputetit tjetër socialist Arben Ndoka. Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashkëpunim me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist dhe Marklen Hakën, thurën planin për të vrarë Ndokën.

Rraja është përfshirë edhe në rrahjen masive që ndodhi në Thumanë ndaj dy kushërinjve, Jashar dhe Bilbil Maja, ngjarje pas së cilës vëllai i tij deputet dha dorëheqjen. Xhelal Rraja u shpall në kërkim atëherë nga policia po nuk u arrestua asnjëherë.

Ai është shoqëruar disa herë nga Policia, por ka deklaruar se është ndaluar padrejtësisht dhe sipas tij, sulmet vinin nga kundërshtarët e tij që kishin paguar drejtorin e Krimeve.

Disa kohë më parë, Policia e Shtetit ka ndaluar në Kodër – Kashar, Ramazan Rraja dhe Rexhep Rraja, nipi dhe djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rrajës. Ata u kapën teksa lëviznin me mjetet të blinduara, ndërsa lidhur me këtë fakt një reagim erdhi edhe nga babai i Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili ka mohuar që djali i tij të ishte në kërkim.

Ai hodhi akuza mbi policinë se ndaj tij po kryhen sulme personale. “Ramazanin e mora vesh nga të tjerët që është ndaluar në Kashar. Kanë qenë e gjithë drejtoria e policisë me frugona me makina. Arsyen nuk e di. Është e disata herë që akuzohet dhe ndalohet, arsyen nuk e di”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq në vend, ndërron jetë elektricisti i OSHEE-së në Himarë gjatë punës për rikthimin e energjisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Himarë, ku një elektricist ka ndërruar jetë në krye të detyrës. Sipas burimeve, bëhet fjalë...
08:33 | 22/07/2026

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026