GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Arben Carën, burri i gjyqtares akuzohet për korrupsion

1 Dhjetor 2020 | 10:31

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ndryshuar masën e sigurisë për Arben Carën, bashkëshortin e gjyqtares Mimoza Margjeka, të akuzuar për korrupsion.

Gjykata vendosi masën e “arrestit shtëpiak” për Carën, pas kërkesës se avokatëve të tij mbrojtës.

Sipas Prokurorisë Cara akuzohet se mori një shumë prej 6 mijë euro, duke ia dhënë bashkëshortes se tij, për të ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Më herët gjykata ka ndryshuar edhe masën e sigurisë për Margjeken, nga arrest shtëpie, në detyrim paraqitje.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026