GJKKO pranon familjarët palë në procesin “Gërdeci”, Durda: Djalin tim e vrau shteti

7 Qershor 2023 | 15:18

GJKKO ka vendosur të bëjë pjesë të procesit Gërdeci 290 persona, familjarë të viktimave dhe të plagosur nga tragjedia e ndodhur në mars të 2008.

Vendimi u mor të mërkurën gjatë procesit ku i pandehur është marrë ish-ministri Fatmir Mediu.

Avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit, Dorian Matlija e cilësoi një fitore për familjen Durda pasi që nga viti 2009 që e ka pasur një kërkesë të tillë që nuk është pranuar.

Zamira Durda, e cila prej 15 vjetësh kërkoj drejtësi për djalin e saj 7-vjeçar të vrarë në shpërthimin e ndodhur në Gërdec e cilësoi një fitore të vogël.

Ajo tha për mediat se provat për Gërdecin janë publike dhe se djali i saj është vrarë nga krimi shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026