GJKKO rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për t’u tërhequr nga gjykimi i shkurtuar, shtyhet seanca

15 Qershor 2026 | 12:56

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit për t’u tërhequr nga zhvillimi i procesit me gjykim të shkurtuar.

Gjatë seancës, trupa gjykuese vlerësoi se avokatët e Fatime Kryemadhit e kanë paraqitur kërkesën për gjykim të shkurtuar si në fazën e seancës paraprake, ashtu edhe gjatë shqyrtimit në themel të çështjes. Në këto kushte, gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën dhe të vijojë me fazën procedurale të paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare nga organi i akuzës.

Nga ana e tij, prokurori i SPAK-ut, Arben Kraja, kërkoi kohë shtesë për përgatitjen dhe paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare.

Në përfundim, gjykata vendosi shtyrjen e seancës, duke caktuar datën 30 qershor, në orën 09:00, për vijimin e procesit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026